Amnistia e liron, sërish në burg për vjedhje

23/02/2016 13:00

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Amnistia e fundit ku ka vënë në pranga jnë 24- vjeçar të liruar nga amnistia vetëm një muaj më parë.

Sipas burimeve policore janë arrestuar, Xhuljan Asllanaj, 24 vjeç, Genci Shiba, 20 vjeç dhe  Denis Subashi, 26 vjeç. Asllanaj kishte vetëm një muaj që ishte liruar. Ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur një shtëpi, ku kishin marrë një sasi lekësh, një orë dhe një palë çelësa makine.

Hetimet policore kanë zbuluar dhe dokumentuar se ata janë autor dhe të një sërë vjedhjesh të tjera, të kryera në bashkëpunmi me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për tetë vjedhje banesash të dokumentuara.

Top Channel