Vijojnë riatdhesimet nga Gjermania, 228 raste në 10 ditët e fundit

22/02/2016 13:45

Autoritetet gjermane kanë vijuar në 10 ditët e fundit riatdhesimin e emigrantëve shqiptarë, duke larguar nga vendi i tyre plot 228 shtetas.

Dita që ka shënuar numrin më të lartë të kthimeve ka qenë 15 shkurti, me rreth 125 persona të riatdhesuar në rrugë ajrore.

Ndërkohë, në datat e tjera janë verifikuar këto shifra: 11 shkurt, 25 të kthyer; 16 shkurt, 1 i kthyer; 18 shkurt, 44 të kthyer; 19 shkurt, 14 të kthyer; dhe më datë 20 shkurt 19 persona të kthyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA