Tiranë, automjeti merr flakë në ecje te “21 Dhjetori” (VIDEO)

22/02/2016 00:00

Një automjet i tipit “VW Golf 4” ka krijuar panik te qytetarët në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë ditën e sotme. Nga automjeti u përhap tym i madh, i cili mbuloi të gjithë rrugën dhe tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve aty pranë.

Nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, në numrin e “Newsroom”-it 0693131311, një qytetar dërgoi në Top Channel pamje të filmuara me celular, ku duket qartë momenti kur ndodhi ngjarja.

Fillimisht kalimtarët u frikësuan nga ndonjë shpërthimi i mundshëm, çka u sigurua më pas me ardhjen e mjeteve zjarrfikëse që e morën nën kontroll situatën.

Top Channel