Prokuroria kërkon 1 vit burg për Ndrea Prendin

22/02/2016 12:25

Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg për Ndrea Prendin, ish komandantin e Gardës, dhe pasardhësin e tij të komanduar, Artan Hoxha. Gjithashtu një vit burg është kërkuar dhe për ish drejtoreshën e burimeve njerëzore të Gardës, Shqipe Jasimi.

Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar sot seanca ndaj tyre. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas pretencës, të tre personat kishin përgjegjësi edhe për hartimin e listës së prezencës mujore për të bërë më pas edhe pagesat e pagave.

Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të ministrisë së Brendshme, e cila ka bërë një audit në Gardë në korrik të 2014.

Top Channel