Emri i tij u lakua shpesh në merkaton e janarit, që e lidhnin me një transferim të mundshëm në Premier Ligë, ku më shumë interes duket se shfaqi Manchester United.
Megjithatë, sa më shumë shtoheshin këto zëra, aq më fort Thomas Muller dhe Bajerni i Mynihut refuzonin ofertat.
Si një lojtar i dalë nga akademia e skuadrës gjermane, drejtuesit bavarezë janë shprehur gjithmonë se Muller nuk do të lëvizë asnjëherë nga Mynihu, ndërsa edhe vetë sulmuesi ka shprehur dëshirën për të mbyllur karrierën tek rekordmenët gjermanë.
Por ka diçka që mund ta shkëpusë Muller nga Bajerni dhe këtë na e tregon Matthias Sammer.
“Muller është produkt i ynë, ka ardhur nga akademia jonë dhe është njëri prej udhëheqësve të skuadrës në fushë. Ai është i paçmueshëm. Nuk mund t’i vendosësh çmim dikujt që është një pjesë kaq e rëndësishme e skuadrës, e mekanizmit të saj. Muller nuk mund të shitet apo zëvendësohet nëse nuk je në nevojë të dëshpëruar për para”, thotë Sammer.
Me pjesën e fundit të fjalës së Sammer mund të kuptohet se vetëm falimentimi mund të divorcojë Bajernin nga Muller.
Top Channel