Cristiano, 16 penallti të humbura nga 103 të ekzekutuara

22/02/2016 00:00

Cristiano Ronaldo nuk arriti dot të shënonte nga pika e 11-metërshit të dielën ndaj Malagës dhe kjo ishte penalltia e 16 që sulmuesi i Realit ka humbur në karrierën e tij profesioniste.

Cristiano Ronaldo humbi një penallti të dielën, në barazimin 1-1 të Realit të Madridit ndaj Malagës, e cila ishte e 16 në karrierë që ai ka humbur, nga 103 11-metërshat e ekzekutuar.

Kjo do të thotë që portugezi ka humbur 15.5% të penalltive që ka goditur deri më sot. Vetëm në kampionatin spanjoll ai ka humbur 7 të tilla.

Penalltia e mëparshme e humbur daton në 30 dhjetorin e vitit të kaluar, kundër Real Sociedadit.

Top Channel