Superiorja, fiton Flamurtari, Bylis dhe Teuta

21/02/2016 00:00

Të dielën janë zhvilluar 3 ndeshjet e para të javës së 22 të Superligës. Bie në sy surpriza e Bylisit në Laç ku ka arritur të fitojë me një gol në pjesën e dytë me Bilalin.

Edhe pse Laçi luajti shumë mirë gjatë gjithë ndeshjes golin e vetëm e bëri skuadra e drejtuar nga Zilxhoviç dhe me 19 pikë sa Vllaznia i largohen disi zonës së ftohtë.

Një fitore po kaq të rëndësishme ka arritur edhe Flamurtari në Vlorë përballë Vllaznisë. Skuadra vlonjate ka fituar 2-0 me dy golat e shënuar nga një për çdo pjesë.

Në fillim Lushtaku në mbylljen e 45 minutave të para dhe me fillimin e së dytës Telushi dyfishon shifrat duke siguruar këtë sukses për skuadrën që drejtohet nga Ramadani.

Edhe Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme që e mban në vendin e katërt në kuotën e 37 pikëve. Durrsakët fitojnë 2-1 përballë Tërbunit në momentet e fundit.

Pukjanët kanë luajtur shumë mirë në “Niko Dovana” por është Dita që pasi zhbllokon ndeshjen në minutën e 37-të, arrin të zhvlerësojë në shtesë edhe golin e Karakacit duke rikthyer tek suksesi ekipin e Maganit pas eliminimit nga Kupa në mesjavë.

Top Channel