La Liga, Malaga ndal Realin, -9 nga Barcelona

21/02/2016 18:10

Ishte parashikuar si një transfertë e vështirë dhe kështu rezultoi, Reali nuk arriti të merrte më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Malaga-s.

Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 33 dhe vetëm 3 minuta më vonë i pati të gjitha mundësitë për të dyfishuar rezultatin, por portugezi gaboi nga pika e penalltisë, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri i Malaga-s, Kameni.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të ekipit të drejtuar nga Zidane. Në pjesën e dytë vendasit ishin më kërkues dhe arritën të shënojnë golin e barazimit me Albentosa në minutën e 66-të.

Pas golit të barazimit Reali e rriti ndjeshëm presionin, por Ronaldo, e Rodriguez, i aktivizuar në pjesën e dytë, shpërdoruan raste para portierit Kamenit, duke mos arritur të marrin maksimumin nga ky takim.

Kur janë luajtur 24 javë në La Liga, Reali i Madridit gjendet në një pozitë aspak të përshtatshme, edhe pse provizorisht renditet i dyti, ndodhet 9 pikë larg nga Barcelona e vendit të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA