Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Chelsea ka arritur të mposht Manchester Cityn dhe të vazhdojë aventurën në FA Cup. Formacioni i Hiddinik fitoi 5-1 në “Stamford Bridge” përballë “qytetarëve” të cilët startuan me pesë lojtarë nga skuadra e 21-vjeçarëve.
Nga minuta e parë startoi edhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, që qëndroi në fushë për rreth një orë, por pa arritur të lërë gjurmë.
Goli i parë u shënua në Diego Costa në minutën e 35, por miqtë barazuan dy minuta më vonë me të riun Faupala. Me rezultat të barabartë 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Vetëm tre minuta pasi filloi pjesa e dytë Willian riktheu epërsinë në 2-1. Në të 53-n me një gjuajtje nga brenda zonës Cahill shënon për 3-1.
Pasi kompletoi “tripletën” e asisteve, Hazard gjeti edhe rrjetën përmes një goditje dënimi për 4-1. Kur luhej minuta e 75, Oscar kishte mundësi të shënonte golin e pestë, por dështoi nga pika e bardhë.
Ndërkohë, i riu Traore shënoi golin e pestë dy minuta nga fundi kur me kokë befasoi portierin Caballero.
Për shkak ta një jave super të ngarkuar në Champions dhe finalen e Capital One Cup, Pellegrini kishte vendosur të pushojë lojtarët kryesorë të skuadrës.
Ndërkohë, falë fitores në “White Hart Line”, Crystal Palace u kualifikua në raundin e gjashtë të Kupës FA duke eliminuar njërën nga skuadrat më në formë në Angli, Tottenhamin.
Pas Chelseat dhe Crystal Palace, West Ham ishte skuadra e tretë londineze që arriti të fitojë dhe sigurojë vazhdimin e garës kur mposhti 1-4 Blackburnin.
Top Channel