I hyn në oborrin e shtëpisë, e vret me çifte

21/02/2016 12:00

Në fshatin Shtoj i Vjetër të Shkodrës një 76-vjeçar ka vrarë me armë gjahu një person që i ishte futur në rrethimin e shtëpisë në orët e vona të natës.

Nga hetimet paraprake të Policisë së Shkodrës ka rezultuar se shtetasi 55-vjeçar Nikë Bungu, i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së shtetasit Ndokë Vecaj. Pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me çifte në ajër.

Më pas, i zoti i banesës, kur ka dëgjuar sërish lëvizje, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Nikë Bungu, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka arrestuar pronarin e banesës.

Top Channel