Dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile u përplasën me policinë paraditen e së dielës, në protestën e zhvilluar kundër ndërtimit të këndit të lojërave të parashikuar në një projekt të Bashkisë së Tiranës.
Aktivistët pretendojnë se projekti ka nisur të ndërtohet në shkelje të ligjit, por Bashkia e Tiranës e kundërshton duke theksuar se punimet për parkun kanë nisur në momentin që është dhënë leja e ndërtimit përkatëse.
7 protestues u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr. 1 në kryeqytet. Më pas, aktivistët iu drejtuan Bashkisë së Tiranës, ku thanë se protesta e tyre do të vijojë.
“Ai park ka kufi, ai park ka status. Nuk mund të futesh brenda dhe të bësh çfarë të duash. Nëse sot jemi 200 veta, nesër do të jemi 5000 veta që ky park të mos bëhet. Ai park do i shërbejë 4 kullave që do të ndërtohen brenda Gardës”, thonë aktivistët.
Top Channel