Skrapar, qëlloi në ajër me automatik, arrestohet 19-vjeçari

20/02/2016 00:00

Një 19-vjeçar është ndaluar nga uniformat blu të Skraparit për shkak se ka qëlluar me arme zjarri në ajër.

Juxhino Ajasllari, banues në Skrapar, akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municione.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë në vendin e quajtur Kaloc, ndërsa pas hetimeve, Ajasllarit iu sekuestrua një armë zjarri tip automatik model 56, e cila është përdorur prej tij.

Po ashtu, policia sekuestroi edhe një krëhë automatiku, disa gëzhoja si dhe një fishek kalibër 7.62 mm.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel