Shkodër, vetëvritet për shkak të depresionit 34-vjeçari

20/02/2016 22:55

Një person është vetëvrarë këtë të shtunë në Shkodër, duke qëlluar veten me armë zjarri. Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima është identifikuar me inicialet L.S dhe i moshës 34-vjeç.

Sipas burimeve, shkak i vetëvrasjes së të riut, me banim në fshatin Vuksanaj, dyshohet të ketë qenë gjendja depresive.

Në vendin e ngjarjes uniformat blu sekuestruan armën e krimit, model 56, një krehër dhe gëzhojën e plumbit të qëlluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Top Channel