Fino akuzon Blushin: Statuti, kalë troje për të sulmuar qeverinë

20/02/2016 00:00

Nga Pogradeci, zyrtarë të Partisë Socialiste vazhduan replikat me deputetin Ben Blushi. Bashkim Fino e cilësoi çështjen e statutit që përdor Blushi në luftën e tij politike brenda PS-së si një kalë troje, permes të cilit po sulmon qeverinë.

“Unë dua të pyes me shumë sinqeritet mikun tim Blushi, që e kam vërtetë mik dhe e çmoj jashtëzakonisht shumë dhe ka qënë ai që herë pas here më pyeste mua për statutin; si është kjo gërmë apo ai nen dhe mbahesha si njeri që gjithmonë i thosha gjëra që ne vërtetë duhet t’i bënim. Pse s’janë të shqetësuar këta shokë për zgjedhjet në tërësi të partisë, por qenkan të shqetësuar vetëm për kryetarin e Partisë Socialiste?”, deklaroi Fino.

Mikun Blushi, Bashkim Fino nuk e la pa përgjigje pyetjen, për të cilën huazoi simbolin e luftës së Trojës.

“Nuk mundet dot të bësh një luftë politike brenda familjes sonë, që është mësuar gjithmonë me diskutime, me mendime të ndryshme dhe kjo është e veçantë, që pa PS me PD-në. Të vësh si kalë të Trojës statutin dhe mbas këtij statuti të fillosh dhe të hapësh krahun dhe të godasësh qeverinë për çdo gjë. Ta godasësh atë edhe për reformat që janë bërë. Ta godasësh atë për çdo gjë të mirë që është krijuar apo edhe për çdo gjë që ju e keni dëgjur kryeministrin që thotë se, ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ne nuk kemi bëra akoma atë që këmi premtuar”, tha Fino.

Këto deklarata, të parat e Bashkim Finos për debatet e brendshme në PS, erdhën nga Pogradeci, ku vijuan anëtarësimet e reja. Kryeministri Edi Rama i ka quajtur ministrat e shumësulmuar nga opozita, Beqaj dhe Tahiri, si reformatorë të cilët kanë prekur interesa, siç ishte edhe goditja e bankës së zezë të Lazaratit, e cila tha Rama ishte një mpleksje e interesave kriminalo-politike. Pavarësisht se jemi më shumë se 1 vit larg zgjedhjeve të 2017, Rama bëri një parashikim duke dhënë edhe arsyen.

“Vitin e ardhshëm shqiptarët do të na rijapin mbi 1 milion vota sepse shqiptarët janë larg të qënit budallenj dhe janë larg së qëni një tufë delesh që dikush mund t’i marrë e t’i çojë pas çdo lloj çobani, me gjithëfarëlloj kërrabash të shtrëmbëra. Shqiptarët i mbështesin reformat. Nëpërmjet këtyre reformave më në fund ne po bëjmë shtet”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta