E vërteta për Radikën, studiuesit: Maqedonia nuk ka më asnjë të drejtë

20/02/2016 15:25

Një studim mbi lumin e Radikës i cili 3 vite më parë shkaktoi debate për shkak të devijimit të tij në Vardar, vërteton se pse Maqedonia nuk ka të drejtë të marrë ujin e këtij lumi. Studiuesit paraqitën fakte nga arkivat e institutit të hidrometeorologjik të Tiranës, Kosovës dhe Serbisë deri në vitet tona.

“Ne nëpërmjet dokumentacionit dhe matjeve në terren dhe shumëvjeçare vërtetuam që ato nuk kanë të drejtë ta marrin këtë ujë, për arsye se ata kanë marrë ata që ne kemi qënë marrëveshje me Jugosllavinë e asaj kohe, 8 metro kub”, tha Tofik Jegeni, inxhinier hidrolog.

“Marrëveshjet e ’56- ’62 janë trajtuar në libër shumë mirë. Dhe nuk ka më ekuivok për pretendimet e maqedonasve për të tjetërsuar ujërat e Radikës, është e pamundur të tjetërsohet ”, u shpreh Molnar Kolaneci, hidrolog.

“Konventa ndërkombëtare nuk lejojnë kalimet e ujërave brenda të njëjtit territor që është ndarë vija e verdhë, e jo më mes dy shteteve”, tha Saimir Shatku.

Tre vite më parë komuniteti i Dibrës dha alarmin për çështjen e lumit Radika duke protestuar kundër devijimit të tij për shkak të ndërtimit të paktën dy hidrocentraleve në Maqedoni. Në dhjetor BERZH ndërpreu financimin për ndërtimin e digave, pasi projekti do të shkaktonte dëme të mëdha në mjedis, duke shkatërruar parkun e Mavrovës dhe Radikës.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA