
Drejtori rajonal i Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi do të hetohet nën masën e sigurisë arrest me burg. Ky ka qënë vendimi i gjyqtares Arjana Caco, mesditën e të shtunës, vendim i cili ishte në përputhje edhe me kërkesën e prokurorisë dhe u mor me dyer të mbylluar pa praninë e mediave.
Prokuroria e akuzon kreun e Tatimeve të kryeqytetit, për vepren penale të shpërdorimit të detyrës. Sipas organit të akuzës, Kokthi në shkelje të ligjit dhe jashtë kompetencave të tij ka shfuqizuar procesverbalin e konfiskimit të mallit, i cili rezultonte pa faturë tatimore, duke ia kthyer sërish subjektit, që zhvillonte aktivitetin tregtar në fushën e pjesëve të këmbimit për automjete.
Vlera e mallit përllogaritej në rreth 4 milionë lekë të reja, dhe këto veprime janë kryer përgjatë muajve, mars-prill të vitit të kaluar. Gjatë seancës gjyqësore, i akuzuari Kokthi dhe avokati i tij i kanë kundërshtuar argumentet e prokurorisë, duke hedhur poshtë akuzën, por gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë. Pas vendimit ka reaguar avokati i Kokthit, Maks Haxhia.
Top Channel