F1, prezantohet Ferrari i sezonit të ri (FOTO)
19/02/2016 14:50
Njëvendëshja me të cilën do të garojë Ferrari në Botërorin e Formulës 1 që do të nisë më 20 mars është prezantuar “online” ditën e premte dhe quhet SF16-H.
Siç parashikohej, makina e re e Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen ka më shumë zona të bardha (në lartësinë e saj dhe në kofanon e motorit), duke bërë që të ngjajë paksa me njëvendëshet e viteve ’70.
Ferrari SF16-H u prezantua nga shefi i skuderisë italiane, Maurizio Arrivabene, dhe është “Kokëkuqja” e parë që është realizuar e tëra nën udhëheqjen e tij.
Debutimi zyrtar në pistë për Ferrarin e ri do të jetë ditën e hënë, në ditën e parë të testeve të Barcelonës.
Top Channel