Vlorë, zjarr masiv në ndërtesën 3-katëshe; s’ka të lënduar

18/02/2016 00:00

Mbrëmjen e se enjtes, rreth orës 22:15 minuta, një banesë trikatëshë është shkrumbuar nga zjarri totalisht.

Banesa ndodhet në rrugën “Justin Godard” në lagjen Muradie të Vlorës dhe të tri katet e saj u përfshinë nga flaka. Menjëherë forca të shumta të zjarrfikëseve dhe të policisë kanë larguan banorët dhe mbajtën një perimetër, pasi flakët ishin të mëdha dhe brenda në banesë. Gjithashtu kishte dhe shpërthime, të cilat mendohet se mund të kenë qenë fishekë.

Zjarrfikësit e Vlorës kishin në dispozicion tre autobote uji dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit pas dy orësh.

Kati i parë i kësaj godine shfyrtëzohej për dyqane, të cilat u përfshinë gjithashtu nga zjarri. Policia e Vlorës, e cila ishte në vendngjarje, po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në dy pista, atë të një shkëndije elektrike dhe zjarrvënies së qëllimshme.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel