“Spastrime” te Interi: Ljajiç, Jovetiç, Telles…

18/02/2016 11:45

Trajneri i Interit, Roberto Mancini po mendon për një revoplucion në skuadër sezonin e ardhshëm. Klubi zikaltër po jeton momente shumë të vështira në këtë fazë të sezonit aktual dhe sipas “Tuttosport” të akuzuarit kryesorë janë Adem Ljajiç, Stevan Jovetiç dhe Alex Telles. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Interi nuk ka ndërmend që të blejë përfundimisht kartonat e këtyre lojtarëve.

Në rastin e Ljajiç nuk duket se zikaltrit do të kenë probleme, pasi në kontratë nuk është me detyrim blerja e këtij futbollisti. Ndryshe është diskutimi për Jovetiç. Blerja e futbollistit malazez është e lidhur me 2 klauzola: numrin e ndeshjeve të luajtura dhe pozicionin e skuadrës milaneze deri në dhjetor të vitit 2016. Te Manchester City tashmë konsiderohen të arkëtuara 14.5 milionët e kartonit të Jovetiçit dhe do të jetë e vështirë që drejtuesit e kësaj skuadre t’u kthehen bisedimeve me Ausilion për çështjen e tij. Ajo që i mbetet për të bërë Interit në këtë pikë është që të gjejë marrëveshjen me agjentin e futbollistit për gjetjen e një skuadre tjetër për të, për shifra të arsyeshme.

Përsa i përket Tellesit, Interi do të përpiqet të diskutojë uljen e çmimit të tij për të cilin është arritur edhe akordi me Gallatasarajin. Për Interin është diçka e pamundur pagesa e 8.5 milionë eurove për brazilianin, por nëse skuadra turke i redukton pretendimet e saj me 50%, atëherë gjërat mund të ndryshojnë edhe pse mbeten ende të hapura rrugët që të çojnë te Coentrao e Criscito.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA