Liverpool dhe Arsenal e kanë vënë në shënjestër, por PSG kërkon 145 milionë paundë për Bradly Barcola
Nga një gol për çdo pjesë në “Signal Iduna Park” dhe një skuadër pretendente si Porto rrezikon seriozisht eliminimin nga Europa League. Borussia e Dortmundit ia doli të ruajë të paprekur rrjetën e saj në ndeshjen ndaj luzitanëve duke dnëshkuar ekipin mik dy herë e duke marrë supremacinë në “play-off”-in e Europës së “vogël”.
Një gol i hershëm i Lukas Piszczek prishi ekulibrat, dnërsa Marko Reus i siguroi gjermanëve një avantazh komod për sfidën e dytë në Portugali. Goditja e devijuar e sulmusit mashtroi edhe një portier veteran si Iker Casillas.
Surpriza e madhe ka ardhur në Danimarkë kur një ekip modest si Midtjylland ia doli të rrëzoi një gjigand si Manchester United. Ferri për trajnerin Van Gaal në ditët e tij të fundit në pankinën e “djajve të kuq” u materializua pas golave të Sistos dhe Onuachu me këtë të fundit nga distanca. Për ekipin anglez nuk vlejti aspak rrjeta e sakrificës nga Depay edhe pse në kthim mjafton një sukses 1-0 për t’u kualifikuar.
Fiorentina barazoi 1-1 kundër Tottenhamit në stadiumin “Artemio Franchi”, por goli i pësuar në shtëpi e penalizon jo pak ekipin italian. Chadli i dha avantazhin londinezëve me penallti, ndërsa goditja e devijuar e Bernardeschi barazoi për ekipin pritës. Kthimi në “White Hart Line” do të vendos të mbijetuarin në këtë turne.
Një gol fantastik i Suarez mjaftoi për të kaluar në delir tifozët e Villarealit që marrin kështu supremacinë kundër Napolit. Sfida e barazpeshuar në “El Madrigal” u vendos nga perla e cila erdhi nag një goditje dënimi e që nuk u ndal, sa nga traversa, as nga portieri mik.
Festim i ligjshëm edhe për trajnerin shqiptar Besnik Hasi në pankinën e Anderlechtit. Formacioni belg i drejtuar nga gjakovari iu imponua 1-0 me golin e Mbodji ndaj rivalëve grek të Olimpiakosit, por këto shifra e lënë ende pezull kualifkimin për në Europa League.
Ndërkohë, Sevilla hipotekon kualfikimin që në ndeshjen e parë, pasi fitoi 3-0 ndaj modestëve të Molde, ndërsa Baseli i Taulant Xhakës humbi në Francë ndaj St. Etienne 3-2.
Në ndeshjen e orës 21:05 bie në sy fitorja e thellë e Valencias, e cila mposhti në fushën e saj Rapidin me rezultatin 6-0.
Ndërsa nuk ja ka dalë të fitojë Liverpool-i në Gjermani ndaj Augsburgu-t, në ndeshjen që u mbyll pa gola.
Një hap të rëndësishëm drejt raundit tjetër hodhën gjermanet e Leverkusen-it, duke fituar në transfertë 0-1 ndaj Sporting, kundërshtar i Skënderbeut në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Rezultatet e ndeshjeve të orës 19:00
Anderlecht – Olympiakos 1-0
Dortmund – Porto 2-0
Fiorentina – Tottenham 1-1
Midtjylland – Man. United 2-1
Sevilla – Molde 3-0
St. Etienne – Basel 3-2
Villarreal – Napoli 1-0
Rezultatet e ndeshjeve të orës 21:05
Augsburg – Liverpool 0-0
Galatasaray – Lazio 1-1
Marseille – Athletic Bilbao 0-1
Shakhtar Donetsk – Schalke 0-0
Sion – Braga 1-2
Sparta Prague – FC Krasnodar 1-0
Sporting CP – Bayer Leverkusen 0-1
Valencia – Rapid Wien 6-0
Top Channel