‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Policia në pikën kufitare të Kapshticës ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, pasi u kap në përpjekje për të kaluar kufirin me një sasi lënde narkotike, por që arriti t’i shpëtonte policisë.
Burime policore lokale bëjnë me dije se shtetasi Jurgen Memini u kap me drogë në automjetin e tij tip “Benz” me targë “AA 009 AU”.
Zbulimi i drogës është bërë në momentin kur automjeti po kontrollohej me skaner nga agjentët e doganës dhe sapo 32-vjeçari e ka vënë re që është zbuluar droga ka bërë mbrapa me automjetin e tij dhe është arratisur.
Sipas burimeve, Memini është larguar drejt Bilishtit dhe gjatë arratisjes së tij ka vënë në rrezik edhe jetën e agjentëve të policisë.
Në automjetin e tij është gjetur mbi 11 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila është sekuestruar bashkë me dokumentat e identifikimit të tij.
Aktualisht, uniformat blu janë angazhuar në një operacion kërkimi me qëllim arrestimin e tij, shtojnë më tej burimet.
Top Channel