‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Pas një ekspertizë të gjatë dhe disa orëshe, policia arriti të identifikonte kufomën e gjetur në malin e Dajtit.
Vasil Biba, 36 vjeç rezultonte i zhdukur dy muaj më parë pasi kishte mashtruar shumë persona.
Emri i tij figuronte në kërkim për akuzën e mashtrimit financiar. Në hetime rezultonte se i ekzekutuari pak muaj më parë i kishte shitur apartamente me shumë se një personi.
Kjo do ta vështirësojë ndjeshëm hetimin policor për gjetjen e vrasësve. Kjo jo vetëm për provat e pakta të gjetura në vendin e ngjarjes, por edhe për numrin e lartë të denoncimeve ndaj këtij personi, për shitje të pak apartamenteve shumë personave.
Top Channel