Shkodër, aksident me dy të plagosur

17/02/2016 17:25

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Dy atomjete, njëri tip “Benz” dhe tjetri “Audi” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë dy pasagjerë që ndodheshin në dy makinat kanë marrë lëndime.

Gjithashtu, nga përplasja dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Mësohet se përsonat e demtuar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e automjeteve dhe ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Top Channel