PSG, fyeu trajnerin Blanc; Aurier kalon te rezervat
17/02/2016 12:00
Fyerjet ndaj trajnerit Laurent Blanc i kanë kushtuar shtrenjtë mbrojtësit Serge Aurier. Sipas asaj që publikohet nga mediat franceze, drejtuesit e Paris Saint Germain vendosën që ta “transferojnë“ futbollistin tek skuadra e rezervave deri në përfundim të sezonit.
Aurier përpara disa ditësh përdori një fjalor shumë vulgar dhe fyes në drejtim të Laurent Blanc, me këtë të fundit që e cilësoi mosmirënjohës.
Lojtari shumë shpejt doli përpara mediave për të kërkuar ndjesë për fjalet fyese në drejtim të trajnerit të kampionëve të Francës, por dëmi ishte bërë dhe drejtuesit e klubit nuk e falën aspak, duke marrë edhe vendimin për ta çuar atë të stërvitet me ekipin e rezervave të PSG.
Top Channel