Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nisur shitjen e biletave për sfidën miqësore që kombëtarja shqiptare do të luajë muajin e arsdhshëm me Austrinë.
Qeveria e futbollit në vend ka bërë njoftimin e saj në lidhje me këtë çështje nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetit. Në këtë komunikatë, Federata bëri të ditur se çmimi i biletave të kësaj ndeshjeje është 24 euro dhe se rezervimi i tyre bëhet në adresën e e-mail-it [email protected]
Ndeshja mes Austrisë dhe Shqipwrisw do të luhet në “Ernst Happel” të Vjenës, në 26 mars, në orën 17:30. Austria është një prej skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016, ashtu sikurse edhe skuadra jonë përfaqësuese.
Ajo është në Grupin F së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë, ndërsa kombëtarja jonë është në Grupin A të Evropianit me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.
Top Channel