
Diego Simeone duket se do të jetë trajneri i Chelseat duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Kjo është ajo që publikohet në portalin spanjoll “OK Diario” sipas të cilit trajneri argjentinas u ka bërë të ditur drejtuesve të Atletico Madrid se do të largohet në drejtim të Londrës për të marrë drejtimin e bluve.
Gjithnjë sipas këtij portali, Simeone tashmë e ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Chelseat për t’u transferuar në kryeqytetin britanik ku do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, shifër kjo që është 2 herë më e lartë se ajo që ai merr aktualisht te skuadra madrilene.
Simeone e mori drejtimin e Atletico Madrid në vitin 2011 kur zëvendësoi Kike Sanchez Flores. nën drejtimin e tij skuadra madrilene e vendosi emrin mes më të mirave të Europës.
Në 4 sezonet e fundit, Atletico me Simeonen në pankinë fitoi 5 trofe, ndërkohë që në sezonin 2013/2014 arriti deri në finalen e Ligës së Kampioneve të cilën e humbi kundrejt rivalëve të qytetit të Realit të Madridit.
Në sezonin aktual, Atletico Madrid renditet ne vendin e dytë në kampionat me 3 pikë më pak se Barcelona kryesuese dhe 1 më shumë se Reali në vendin e tretë.
Top Channel