Marrëveshja Shqipëri-SHBA 6 miliardë USD për gazin, Reuters jep detaje: Pakti është për 20 vite 36 avionë dhe 4 helikopterë, Ministria e Mbrojtjes do t’i nxjerrë në ankand pas disa ditësh. Të trashëguar që nga periudha e diktaturës, pjesë e një flotë ruso-kineze të nxjerrë prej vitesh jashtë përdorimit, këta avionë do t’u shiten tashmë të interesuarve, muzeve të ndryshëm apo koleksionistëve.
Një interesim i jashtëzakonshëm që ka çuar në shtyrjen e ankandit për shkak të kërkesave të mëdha, jo vetëm për çmimin relativisht të lirë të vlerës fillestare, por edhe vlerës historike që paraqesin.
E gjendur përballë interesimit të madh, Ministria e mbrojtjes njoftoi se e ka shtyrë prezantimin e paralajmëruar me blerësit për në datën 22 shkurt, duke bërë një rivlerësim të çmimit fillestar prej 8 mijë deri në 13 mijë euro.
Të nxjerrë jashtë përdorimit me një vendim qeverie të vitit 2005, një pjesë e avionëve u shitën për skrap, pjesa tjetër që ndodhen në Aerodromin Ushtarak pranë Aeroportit të Rinasit, në Gjadër apo Kuçovë, janë shndërruar në barrë për shtetin shqiptar.
“Kanë kostot e tyre të ruajtjes dhe të inventarizimit. Ruhen sot që flasim në aerodromet tona ushtarake. Besoj që kjo do të çlirojë pak mjedisin, sepse kjo normalisht na pengon në veprimtarinë tonë, por do të na sjellë edhe një të ardhur që do ta përdorim vetëm për modernizimin, blerjen e armatimit dhe municioneve dhe asgjë tjetër”, deklaron ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Pavarësisht dështimit të disa ankandeve të mëparshme, Ministria pret të nxjerrë nga shitja në ankand më shumë se 450 mijë euro.
Për kohën që kanë punuar e kanë kryer misionin e tyre. por tani standardet e larta kërkojne tjeter nivel. Nostalgji kemi të gjithë, por në këtë gjendje që janë kërkojnë një fond shumë të veçantë për t’u mirëmbajtur, kështu që nostalgjia është njëra anë, por mundësia është që nuk mund të arrihet”, thotë Vasil Jangari, specialist në Ministrinë e Mbrojtjes.
Top Channel