‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Pas një ekspertize të gjatë dhe disaorëshe, policia arriti të identifikonte kufomën e gjetur në Malin e Dajtit, si shtetasi 36-vjeçar, Vasil Biba.
36-vjeçari rezultonte i zhdukur dy muaj më parë pasi kishte mashtruar shumë persona. Emri i tij figuronte në kërkim për akuzën e mashtrimit financiar.
Në hetime rezultonte se Vasil Biba, pak muaj më parë i kishte shitur të njëjtët apartamente më shumë se një personi. Kjo do ta vështirësojë ndjeshëm hetimin policor për gjetjen e vrasësve, kjo jo vetëm për provat e pakta të gjetura në vendin e ngjarjes, por edhe për numrin e lartë të denoncimeve ndaj këtij personi, për shitje të pak apartamenteve tek shumë persona.
Top Channel