“Po barazohen me Ndranghetën”/ Komisioni Antimafia në Itali raport për mafien shqiptare: Po bëhet gjithnjë e më e pranishme në vend Lumi Vjosa ka alarmuar sërish banorët e Novoselës, pasi që prej mesdites të së hënës, niveli i tij është rritur në 5.5 metra, vetëm 30 centimetra larg pikës kritike.
Aktualisht lumi ka dal nga shtrati dhe ka mbuluar me ujë disa siperfaqe tokë, por që sipas adminsitratorit të kësaj njësie, situata pritet të përmirësohet në orët në vijim.
“Ka filluar të dalë nga shtrati, por nuk paraqet rrezikshmëri. Sipas informacioneve që kemi nga Memaliaj dhe Tepelena ka filluar rënia që nga ora 12:00. Megjithatë ne i kemi marrë masat të gjitha, grupet janë në gatishmëri dhe në momente të caktuara po të arrijë niveli 5.80 metra do të njoftojmë njerëzit për t’i evakuuar. Por, nuk është situatë e tillë”, deklaroi Kenan Shakaj, administrator i njësisë administrative Novoselë.
Prurjet e shumta të lumit Vjosë kanë ardhur si pasojë e reshjeve të dendura në Memaliaj e Tepelenë, por edhe për shkak të ngritjes së temperaturave që sjell shkrirjen e borës në male duke rritur ndjeshëm nivelin e këtij lumi, i cili gjatë vitit të fundit nuk është treguar aspak miqësor me banorët e këtyre zonave, duke dalë nga shtrati e përmbytyr dhjetëra hektarë tokë.
Problematike është situata dhe në Bashkinë e Selenicës, ku disa hektarë tokë janë nën ujë, ndërsa vërshimi i lumit Shushica ka sjellë përmbytjen e nënstacionit të pompimit.
Top Channel