Vidhnin shtëpitë në Bulqizë, dy në pranga

15/02/2016 10:45

Dy të rinj janë vënë pranga si autor të një sërë vjedhjes në qytetin e Bulqizës. Në sajë të operacionit të koduar “Minatori” janë arrestuar Endri Guzja, 25 vjeç dhe Ridian Xheka, 25 vjeç.

Dy të rinjtë, të dënuar edhe më parë për vjedhje në bashkëpunim, kanë vjedhur shtëpinë e I. O, ku kanë marrë 4500 euro dhe 250 mijë lekë të reja, si dhe dy varëse floriri, sende tashmë të sekuestruara nga policia.

Mbi ta rëndon akuza e vjedhjes, moskallëzimit të krimit, dhe përvetësimit të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA