Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës rihter ka goditur në orën 20:55, sipas orës lokale, zonën e Pirgosit në veri-perëndim të Peloponezit.

Sipas Insitutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti kishte thellësi 10 kilometra.

Ende nuk ka raportime për dëme apo të plagosur, por prefekti i zonës njoftoi se ka vënë në gadishmëri të gjithë mekanizmin shtetëror për të verifikuar gjendjen nga afër.

Në zonë po dërgohen ekipe nga Patra dhe Pyrgosi, ndërsa forca policie janë dërguar për të parë nga afër gjendjen.

Sizmologët u bënë thirje banorëve të ruajnë qetësinë dhe në orët në vazhdim do të bëjnë një vlerësim për situatën.

Epiqendra e tërmetit është në një prej zonave më sizmiologjike të Greqisë. Në të kaluarën në të njëjtën zonë ka pasur tërmete edhe më të mëdha, si nga magnituda, ashtu dhe nga dëmet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA