Skandal në Holandë, zbulohen disa ndeshje të trukuara
15/02/2016 00:00
Federata holandeze e Futbollit publikoi disa detaje nga hetimi që ka kryer për ndeshje të trukuara në kampionatin holandez.
Bëhet fjalë për sfidën e 7 viteve më parë mes Wilem Tilburg dhe Utrecht. Drejtori operacional në federatë, Gijs De Jong pohoi në Parlamentin holandez se ngjarja u zbulua nga lojtari i Vilem, Ibrahim Kargbo.
Në rrëfimin e tij, De Jong theksoi se Kargbos i ishin ofruar shuma të mëdha për të ndikuar në humbjen me shumë gola të Vilemit.
Gjatë hetimeve është zbuluar se dhe kapiteni i kësaj skuadre, Mikael Erts, është përfshirë në këto afera.
Top Channel