Shkodër, kamioni përplas motorin; 2 të plagosur

15/02/2016 14:25

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur në Shkodër, në lagjen Kiras.

Një kamion ka përplasur një motor, duke shkaktuar plagosjen e dy personave që po udhëtonin me motor.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit.

Top Channel