Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka marrë pjesë këtë të hënë në konferencën me temë “Sfidat e sigurisë europiane”, të mbajtur në Londër, me ftesë të grupit britanik të unionit ndërparlamentar.
Në konferencën londineze morën pjesë mbi 60 përfaqësues nga vende të ndryshme të Europës dhe nga SHBA-të, ndër të cilët deputetë parlamentesh, diplomatë, studiues dhe ekspertë të çështjeve të sigurisë.
Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ka theksuar rolin e Shqipërisë, si një faktor kyç në lidhje me sigurinë në rajon, ndërkohë që Ballkani mbetet nyje e rëndësishme e sigurisë europiane. Ndërkohë që brenda vendit, sfida të rëndësishme mbeten ende qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit.
“Stabiliteti i Ballkanit, zhvillimi ekonomik dhe integrimi europian i tij mbeten një sfidë e madhe dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sigurinë europiane, edhe për shkak të interesave ruse në këtë rajon. Ndaj Europa duhet të jetë më e ndjeshme, më e hapur dhe më e vëmendshme ndaj këtij rajoni”, ka theksuar Luan Rama.
Në këtë takim nuk mbetën pa u diskutuar edhe sfidat e fundit, ajo e reformës në drejtësi, si dhe rritja e rolit monitorues dhe kontrollues në interes të qytetarëve, për të garantuar qeverisje më të mirë. Konferenca do t’i vijojë punimet deri më 17 shkurt.
Top Channel