Lajme të mira për Zinedine Zidane dhe tifozët e Realit të Madridit. Marcelo është stërvitur me grupin dhe ka kaluar provën mjekësore, duke qenë i gatshëm për sfidën që madrilenët kanë me Romën në Champions League.
Sipas gazetës “Marca”, mbrojtësi brazilian do të luajë në Olimpico, edhe pse parashikimi për dëmtimin e tij në shpatull ishte të paktën 2 javë pushim.
Puna e tij intensive me fizioterapistët në Valdebebas ka bërë që Marcelo të rekuperohet shumë shpejt dhe pritet të jetë i pranishëm në listën e të grumbulluarve për këtë ndeshje të vlefshme për 1/8 e Champions-it.
Marcelo u dëmtua dëmtua në ndeshjen që Reali fitoi 2-1 në transfertë ndaj Granadës, në datën 7 shkurt.
Dy mungesa të konfirmuara për Realin në ndeshjen me Romën (e mërkurë, ora 20:45) do të jenë Pepe dhe Gareth Bale.
Top Channel