Ja si festohet Shën Valentini nga skuadra holandeze

15/02/2016 00:00

Skuadra holandeze e futbollit ka zëvendëzuar fëmijët që shoqërojnë lojtarët gjatë daljes në fushë me modelet me të brendshme për ndeshjen që u zhvillua në ditën e të dashuruarve.

Lojtarët e RKC Waalwijk, aktualisht në pjesën e poshtme të klasifikimit të kategorisë së dytë holandeze, janë parë shumë të lumtur me ndryshimet që solli Shën Valentini.

Fotot që u publikuan më vonë treguan se ato kanë kaluar shumë mirë, madje kanë shfrytëzuar këtë eskperiencë të re për të bërë foto me lojtarët dhe zyrtarët e tjerë të klubit.

Megjithatë, pavarësisht entuziazmit që mund të kenë sjellë në stadium, modelet nuk ishin një ogurmirë për skuadrën holandeze.

Waalwijk, që ka grumbulluar 18 pikë në 24 ndeshje, humbi ndeshjen 1-0 nga Emmen, skuadër kjo që renditet e gjashta në klasfikim.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta