Gjosha: Integrimi kërkon partneritet dhe zhvillim të vendeve të rajonit

15/02/2016 11:00

Këtë të hënë është mbyllur dhe programi ndërkufitar Shqipëri- Mali i Zi, nga i cili u mbyllën me sukses 25 projekte.

E pranishme në ceremoninë e rastit në Shkodër ka qënë dhe ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha. “Procesi i integrimit kërkon partneritet dhe zhvillim të vendeve tona duke nxitur konkurrueshmërinë, përmirësuar kushtet për biznesin dhe duke përfshirë gjithë qytetarët”, tha Gjosha.

Ministrja shtoi se këto 25 proejkte kanë ndikim në përmirësimin e jetës së komuniteteve brenda dhe përtej kufirit shqiptar.

Top Channel