Zgjedhjet në FIFA, FSHF-ja do të mbështesë Infantinon

14/02/2016 16:00

Federata Shqiptare e Futbollit do të mbështesë kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet për postin e presidentit të FIFA-s.

Presidenti Armand Duka së bashku me 12 krerë të federatave të tjera evropiane kanë vendosur në Beograd të votojnë kandidaturët e Infantinos në zgjedhjet e 26 shkurtit.

Në deklaratën e Federatës Serbe të Futbollit, e cila ishte dhe organizatorja e këtij takimi, thuhet se për këto 13 federata Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s është kandidati më i mirë për të udhëhequr qeverinë botërore të futbollit.

Në këtë takim, përveç presidentëve të federatave të rajonit morën pjesë edhe Qipro, Rusia, Rumania dhe Turqia.

Përveç Evropës, Infantino ka marrë mbështetje edhe nga federatat e Amerikës së Jugut dhe pritet të jetë kandidatura më e fortë në zgjedhjet e 26 shkurtit.

Top Channel