Manchester Utd, 70 mln paund për Aubameyangun e Dortmundit

14/02/2016 00:00

Manchester United ka vendosur në shënjestrën e tij lojtarin e Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang.

Lajmi publikohet nga tabloidi britanik “Daily Mail”, sipas të cilit “Djajtë e kuq” janë gati të ofrojnë plot 70 milionë paund për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin e Borussias.

Gjithnjë sipas “Daily Mail”, shefi ekzekutiv i Manchester United, Ed Woodward, u ka bërë të ditur aksionerëve se, klubi anglez ka rezervuar një fond prej 121.6 milionë paund për merkaton e transferimeve, pavarësisht dyshimeve që janë krijuar në lidhje me të ardhmen e Louis Van Gaal në pankinë.

Aubameyang, që vetëm përpara disa javësh u shpall edhe futbollisti më i mirë afrikan në këtë sezon, ka shënuar 27 gola me fanelën e Borussias së Dortmundit, duke tërhequr drejt vetes interesin e Manchester United, por edhe të disa klubeve të tjerë.

Gjithsesi, emri i sulmuesit nga Gaboni nuk është i vetmi në listën e shpenzimeve të “Djajve të kuq”, pasi këta të fundit kanë shfaqur dëshirën për të blerë edhe lojtarë të tillë, si Lewandowski, Neymar dhe Gareth Bale.

Top Channel