Bie në lumin e Tiranës, ndërron jetë në spital 35-vjeçari
13/02/2016 18:35
Një person ka humbur jetën këtë të shtunë në Tiranë, pasi ka rënë në lumin e kryeqytetit duke u rrëmbyer nga ujërat e ftohta.
35-vjeçari Nazmi Buçi ka rënë në lumë teksa po kryente disa punime në tarracën e shtëpisë së tij.
Ai ka qëndruar në ujë për disa orë derisa është rekuperuar nga polumbarët dhe ka ndërruar jetë pak momente pas mbërritjes në spital.
Top Channel