Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të martë Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pasi ka përkujtuar 96 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, është ndalur te projektet e mëdha të Bashkisë për kryeqytetin, të cilat mbeten sërisht në linjën e arkitekteve italiane.
Veliaj tha se pas 25 vitesh do të nisë puna për fillimin e ndërtimit të unazës së vogël, e më pas do të marrë jetë prokekti i madh për ndërtimin e bulevardit të Tiranës.
“Javën tjetër do të fillojë projekti për unazën e vogël të Tiranës. Ky është një projekt që ka mbetur pezull 25 vjet dhe që shkakton një kaos të tërë të lëvizjes në qendër të Tiranës. Projekti do të fillojë të marrë udhë javën tjetër dhe brenda 6 muajve ne do të kemi kompletuar unazën e vogël të Tiranës për të gjithë ju. Në pranverë ne do të fillojmë punimet për sheshin ‘Skënderbej’”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj tha se një projekt i rëndësishëm është rivitalizimi i zonës së kalasë.
“Në pranverë ne do të fillojë projektin e një partneriteti publik-privat me familjen Toptani për zonën e kalasë për ta hapur për publikun. Po me këtë familje do ta menaxhojmë si një hapësirë dinjitoze për të menaxhuar historinë dhe për t’i sjellë jetë qytetit të Tiranës”, u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë së kryeqytetit, ka zhvilluar disa takime në Bashki me familjet e vjetra tiranase.
Top Channel