Rruga e Arbrit, gurët nga skarpatet bien sa herë që ka reshje shi
11/02/2016 00:00
Segmenti Bulqizë-Qafa e Buallit, në Rrugën e Arbrit, një rrugë e ndërtuar së fundmi, lëvizja është gjithmonë e vështirë për shkak të rënies së gurëve në shtratin e saj.
Skarpatet e rrugës janë shumë të pjerrta dhe shumë afër me shtratin e rrugës. Dhehu dhe gurët nuk janë të mbrojtur as me rrjetë teli apo shtresë betoni dhe kjo situatë përsëritet pothuajse çdo javë në këtë rrugë.
Problemet që në projektim dhe ndërtim të kësaj rruge mund t’i dallojnë edhe vetë banorët e zonës.
“Masat mbrojtëse duhet të merren nga shteti, i cili duhet të vendosë rrjetat mbrojtëse. Kjo është shumë e rrezikshme për makinat dhe për njerëzit”, shprehet një prej banorëve të zonës.
Top Channel