Lushnje, banorët e Fiersheganit protestojnë për rrugë, kanalizime dhe pastrim

11/02/2016 12:20

“Thotë se nuk u shërbej qytetarëve nëse nuk paguajnë taksat. I themi kryetarit të bashkisë, se nëse nuk na shërben, ne nuk kemi pse e paguajmë. Kërkon taksën e plehrave, kur nuk ka kosha plehrash. Ka 25 vjet që nuk është bërë asgjë në këtë fshat”.

Banorët e Fiersheganit i kanë lënë afat një muaj Bashkisë Lushnje për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat përpara bashkisë. 

Protestës i është bashkuar edhe Partia Demokratike, dega Lushnje. Kryetari i kesaj dege, Myslim Murrizi ka shprehur mbështetjen dhe solidarizimin e PD-së me kërkesat e banorëve.

“Paguajnë taksa dhe nuk marrin shërbim; paguajnë tatim toke dhe nuk pastrohen kanalet; paguajnë taksë ndriçimi dhe nuk kanë dritë”, shprehet Murrizi.

Top Channel