Pas çdo Mbreti qëndron një Nënë, fjalët hyjnore të Dolores Aveiro për të birin Cristiano Ronaldo
Dy ekipet kryesuese të Serie A, Napoli dhe Juventusi, do të ndeshen këtë të shtunë mes tyre, një sfidë e cila mund të ndikojë shumë edhe në përcaktimin e ekipit kampion për këtë sezon.
Padiskutim që Gonzalo Higuain me 24 golat e shënuar këtë sezon me Napolin është një prej lojtarëve më të mirë të kësaj skuadre, për të mos thënë më i miri. Argjentinasi ka folur në prag të kësaj sfide për mediat italiane, duke thënë se titulli kampion është në duart e tyre.
“Duhet të ruajmë qetësinë, të mos përfshihemi nga euforia, por të qëndrojmë me këmbë në tokë. Tashmë gjithçka varet nga ne”, shprehet Higuain.
Duke folur për sfidën e së shtunës, “El Pipita” ka thënë se ndihet i qetë dhe e ka të qartë rëndësinë e këtij takimi.
“Luaj futboll prej më shumë se 10 vjetësh dhe e di rëndësinë e një ndeshjeje si kjo. Di që kjo është një sfidë speciale dhe që të gjithë presin me padurim të japin maskimumin. Krahasimet e fundit me Maradonën normalisht që më kanë përkdhelur sedrën, por vetëm mendimi që i afrohem sadopak atij dhe asaj që ai ka arritur me Napolin është një arritje shumë e madhe për mua, një mrekulli”, ka thënë sulmuesi kryesor i Napolit.
Top Channel