Tre oficerë të marinës ushtarake greke kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë pranë ishullit Lero të Egjeut juglindor.
Helikopteri që ishte zhdukur nga radarët prej orës 02:45 të natës thuhet se është gjetur në orën 07:00 në zonën e quajtur Qinaros. Ai ishte ngritur nga një fregatë greke gjatë një stërvitjeje ushtarake me emrin “Rrufeja” dhe kishte në bord dy pilotë dhe një inxhinier, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur.
Korrespondenti ynë në Athinë, Artur Bibe njofton se helikopteri ishte pjesë e njësitit Agusta Bell dhe sipas dy zyrtarëve të lartë, mundësitë e rrëzimit të një helikopteri të tillë ishin shumë të pakta, pasi siguria e tyre ishte e niveleve maksimale.
Oficerët e marinës që humbën jetën janë Anastasios Tulicis, 37 vjeç, Kostandinos Pananas, 34 vjeç dhe Eleftherios Evangjelu, 36 vjeç.
Top Channel