Grabitja e parave të bankës, prokuroria çon për gjykim 8 persona

11/02/2016 16:55

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 8 persona, 7 prej të cilëve punonjës të një kompanie private të ruajtjes fizike dhe njëri drejtor i departamentit të sigurisë së një banke të niveli të dytë.

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi, duke qenë në detyrë nuk kanë reaguar ndaj një grabitjeje me armë që iu bë një furgoni me paratë e bankës, i cili ishte nën përgjegjësinë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, më datë 13 shkurt 2015.

Sipas një njoftimi për shtyp të organit të akuzës, personat e dërguar për gjykim janë: Qirjako Tace, Robert Felah, Isuf Gjici, Artan Dervishi, Tomorr Hidri, Dritan Duka, Ilir Syla dhe Sajmir Nikoçi.

Top Channel