Berat, prezantohen si punonjës të SHISH-it, arrestohen 2 shtetas

11/02/2016 08:45

Policia e Beratit ka njoftuar arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të cilët shtireshin si punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Alfred Kallmi dhe 24-vjeçarin Antonio Toska, të cilët, duke udhëtuar me automjetin tip Benz me targa AA 969 MX, në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore, në Moravë, kanë ndjekur nga pas duke i kërkuar të ndalojë automjetin shtetasin me iniciale F.F., 30 vjeç, banues në Durrës.

Drejtuesi i mjetit ka njoftuar policinë duke thënë se një automjet me dy civilë po e ndiqte nga pas duke i kërkuar të ndalonte.

Menjëherë, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit së bashku me dy personat, të cilët në momentin e ndalimit nga policia janë prezantuar si punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kallmi dhe Toska janë arrestuar për “përvetësim të titullit apo të detyrave shtetërore”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel