Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe është marrë i pandehur dhe është dërguar në Gjykatën Penale të këtij qyteti për t’u gjykuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Prokuroria e Përmetit dyshon se ish-kryetari i bashkisë në fund të mandatit të tij ka abuzuar me detyrën duke dhënë leje ndërtimi për një kioske afër lumit Vjosë.
Por, ndërsa zona konsiderohej e gjelbër, thotë prokuroria e këtij qyteti, shtetasi që ka përfituar këtë leje ka filluar ta ndërtojë objektin me beton, gjë e cila është e ndaluar në një zonë të tillë.
Sipas prokurorisë, ka dyshime gjithashtu se ish-kryetari i bashkisë ka dhënë një leje të tillë me argumentet se toka ishte pronë shtetërore, në një kohë kur, sipas dokumentacionit, toka rezulton të jetë me pronar.
Top Channel