Në kërkim për trafik droge, arrestohen babë e bir

10/02/2016 10:30

Babë e bir janë vënë në pranga në portin e Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim nga shteti italian.

Bujar Jeshili, 50 vjeç dhe Mateo Jeshili, 26 vjeç nga Shijaku, janë arrestuar pasi në prill të 2015 janë shpallur në kërkim nga gjykata italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Maksimumi i dënimit për ëktë vepër është 30 vjet. Ata janë ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Top Channel