Momenti i shkëputjes së tritolit nga automjeti i Nuredin Sulit

10/02/2016 16:55

Nuredin Suli, biznesmeni nga Fieri i shpëtoi mrekullisht një atentati me bombë të telekomanduar ndaj tij. Sasia e eksplozivit e vendosur nën automjetin tip “Mercedes Benz” ra gjatë kohës që po dilte nga parkingu i një qendre tregtare në Tiranë.

Kamerat e sigurisë të vendosura në këtë parking kanë kapur momentin kur pakoja me lëndë plasëse ka rënë në shesh.

Top Channel ju sjell dy foto të shkëputura nga filmimi i njërës prej kamerave të sigurisë. Në fillim duke mjeti që lëviz drejt daljes dhe më pas gjatë rrugës pakoja e mbështjellë me natriban bie në tokë.

Dyshohet se natribani, i cili mbante të lidhur bombën e telekomanduar me automjetin është shkëputur dhe biznesmeni është larguar pa e parë lëndën plasëse, ndërsa ishin klientët e tjerë të qendrës ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë me konstatimin e saj.

Për disa orë, forcat policore mbajtën të mbyllur qendrën dhe evakuuan të gjithë personat që ndodheshin brenda saj. Forcat xheniere u thirrën menjëherë në ndihmë pasi policia zbuloi se bomba e telekomanduar mund të shpërthente.

Masa e parë e fortë që u ndërmor ishte bllokimi i valëve të celularëve, të cilët mund të bënin ndezjen automatike të mekanizmit shpërthyes. Forcat antiekspkloziv bënë shpërthimin e bombës, në mënyrë të kontrolluar duke mos vënë askënd në rrezik.

Policia mësoi për numrin e kartës së celularit e cila ishte përdorur në ndërtimin e kësaj bombe pasi ajo është tashmë prova kryesore materiale e gjendur në vendin e ngjarjes.

Karta dyshohet të jetë blerë në tregun e zi me një emër të rremë, ndërsa policia ka sekuestruar edhe regjistrimin e kamerave të sigurisë, pamjë të cilat do t’i shërbejnë më tej hetimit.

Automjeti i bizsnemenit u ndalua disa qindra metra larg nga qendra tregtare dhe policia kontrolloi poshtë tij për gjurmë gishtërinjsh. Biznesmi u mor në pyetje në lidhje me ngjarjen, ku bëri të ditur problemet e një hasmërie të gjatë prej dhjetë vitesh në qytetin e Fierit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel